Kamarierja donte ta hiqte qafe shpejt… por gjesti i 10-vjeçarit e bëri që të shpëŕthente në lot.

Një djalë 10 vjeç hyri në një bar kafe dhe u ul në tryezë. Një kamariere i vuri një gotë ujë para tij. “Sa kushton një akullore me çokollatë?”, pyeti ai. “50 cent”, u përgjigj kamarierja. Djali i vogël nxorri dorën nga xhepi dhe vështroi monedhat në të. “Mirë, atëherë, po një akullore e thjeshtë sa është?” pyeti ai.

Në këtë moment, shumë njerëz prisnin radhën e porosisë në tavolinë dhe kamarierja po bëhej e paduruar. “35 cent,” u përgjigj ajo shpejt. Djali i vogël i numëroi përsëri monedhat e tij. “Dua akullore të thjeshtë, ju lutem”, tha ai. Kamarierja solli akulloren, e vendosi faturën në tryezë dhe u largua.

Djali përfundoi akulloren, pagoi arkëtaren dhe u largua. Më vonë, kur kamerierja u kthye për të pastruar atë tryezë diçka e kapi vëmendjen e saj. Ajo qëndroi aty pa fjalë, ndërsa sytë e saj filluan të mbusheshin me lotë. Atje, të vendosura me kujdes pranë kupës së zbrazët ishin tre monedha prej 5 cent.

Bakshishi i saj!

Djali hoqi dorë nga çokollata e tij për të siguruar një kusur të mjaftueshëm për t’i lënë asaj diçka, edhe pse ai kishte çdo arsye për të mos e bërë këtë. Nuk duhet të jeni të pasur që të jeni bujar me njerëzit. Bëhu zemërgjërë, sa herë të jetë e mundur.