Operacioni policor i koduar “Përfitimi” në Elbasan ka përfunduar me arrestimin e dy shtetasve dhe sekuestrimin e një automjeti dhe celularëve, në lidhje me një rast të dyshuar për “Heqje te paligjshme të lirisë” dhe “Shtrëngimin me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”. Në këtë operacion, policia ka reaguar të menjëhë ndaj kallëzimit të një shtetasi 68-vjeçar, i cili pretendonte se ishte mbajtur i detyruar në një automjet dhe ishte kërcënuar për të dhënë një shumë parash.
Sipas informacioneve nga policia, autorët e dyshuar të këtij rasti janë shtetasit R. K., 57 vjeç, banues në Peqin dhe P. S., 47 vjeçe, banuese në Belsh. Ata janë kapur dhe kanë mbetur në pranga për veprime të mëtejshme gjyqësore.
Policia gjithashtu ka sekuestruar automjetin ku u mbajt shtetasi 68-vjeçar, si dhe 3 celularë.
Materialet procedurale tashmë janë dërguar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Elbasan për veprime të mëtejshme ligjore