Trashëgimia e pasur kulturore e Elbasanit, ishte në fokus të workshopit të radhës të Y-Craft – Youth for Cultural Revival and Artisanal Future Traditions, zhvilluar në Muzeun Etonografik të Elbasanit.
Disa nga temat e diskutuara në këtë workshop ishin:
● Përmirësim i aftësive për prezantimin dhe interpretimin e trashëgimisë kulturore për audienca të ndryshme.
● Rritje e vlerësimit për veshjet tradicionale si simbol i identitetit dhe historisë lokale.
● Zhvillimi i koncepteve kreative për promovimin e atraksioneve kulturore të rajonit.
● Forcimi i ndjenjës së përkatësisë dhe përgjegjësisë ndaj ruajtjes dhe promovimit të trashëgimisë lokale.
Të rinjtë pjesëmarrës, u njohën më nga afër me historinë, veshjet tradicionale dhe mënyrat kreative për promovimin e trashëgimisë lokale, duke forcuar ndjenjën e përkatësisë dhe përgjegjësisë ndaj ruajtjes së saj.
ElbasaniPlus Lajmet më të fundit nga Elbasani dhe jo vetëm.