Gjykata e Posaçme ka caktuar masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për Leli Kajën, administratorin e inceneratorit të Elbasanit, ndaj të cilit SPAK ka ngritur dyshime për korrupsion pasiv.
Seanca për caktimin e masës së sigurisë u zhvillua këtë të premte, pas shtyrjes së mëparshme për shkak të bojkotit të avokatëve, që kishte bërë të pamundur sigurimin e mbrojtjes ligjore për Kajën.
Me zhvillimin e seancës së sotme, avokatët kanë thyer bojkotin në këtë rast, duke i hapur rrugë shqyrtimit gjyqësor të kërkesës për masën e sigurisë.
ElbasaniPlus Lajmet më të fundit nga Elbasani dhe jo vetëm.