Elbasan/ Shpërthim me lëndë plasëse në banesën e një 69-vjeçari

Një ngjarje është regjistruar në lagjen “Çlirimi” të Elbasanit, ku është dëmtuar dera e jashtme e rrethimit të banesës së shtetasit Sh. F., 69 vjeç.

Sipas informacionit paraprak të Policisë, dyshohet se dëmtimi është shkaktuar me lëndë plasëse. Nga ngjarja janë shkaktuar vetëm dëme materiale dhe nuk raportohet për persona të lënduar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve.