Semi i kushtoi këngë dashurisë së Donaldit dhe Borës, reagon moderatorja, ja çfarë ka për të thënë (FOTO)

Semi Jaupaj tashmë ka publikuar projektin e saj me të ri. Kjo këngë titullohet “Mos u kthe” dhe është në bashkëpunim me Yll Limanin. Teksti i këngës flet për një dashuri të humbur, ku shumë nga fansat kanë komentuar që i është dedikuar Donaldit dhe Borës.

Madje një gjë e ka pohuar edhe Donaldi pasi e ka dëgjuar atë në Big brother.Një reagim të tillë e ka bërë edhe Bora Zemani. “E adhurojë zërin tëndë”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e fotografisë. Ndryshe, dyshja ka disa muaj që janë ndarë, pasi aktori ka filluar lidhjen me Beatrix Ramosaj.