Përplasi për vdekje këmbësorin, arrestohet 65-vjeçari në Elbasan

Një 65-vjeçar është arrestuar nga policia e Elbasanit pasi ishte dënuar nga gjykata për me 2 vite e 6 muaj burgim për ‘shkelje të rregullave të qarkullimit’, me pasojë vdekjen.

Policia ka arrestuar Kastriot Elezin, pasi më 18 mars të 2014 në aksin rrugor “Bilisht-Korçë”, kamioni që drejtonte ky, është përplasur me një automjet tip “Opel”, me drejtues shtetasin K. T..

Nga përplasja, humbi jetën këmbësori, shtetasi E. B.