Dy pjesëtarë të skuadrës “Shqiponja” në Elbasan me simptoma të Covid-19, ISHP nuk i bën tamponin

Dy pjesëtarë të skuadrës “Shqiponja” në drejtorinë e policisë Elbasan kanë simptoma të Covid-19, raporton gazetari i Abc News Aldo Kozarja. Po ashtu, gazetari raporton se pavarësisht simptomave ISHP nuk u ka bërë tamponin. Burime zyrtare të Abc News bëjnë të ditur se atyre nuk u ka ardhur ende radha për të kryer tamponin.

Gjithashtu ditën e sotme u mësua se janë konfirmuar pozitiv me koronavirus dy oficerë të kësaj drejtorie. Ndërkohë, mësohet se, dy efektivët jane ne gjendje te mire shendetesore dhe  janë vetë-karantinuar në banesat e tyre në këtë qytet, ndërsa nuk dihet ende se si apo ku janë infektuar.