Ngjarje e rëndë në Elbasan, një person hidhet nga kati i 4 i pallatit

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të diele në Elbasan, ku një person është hedhur nga kati i katërt i pallatit ku banonte dhe ka ndërruar jetë në vend.

Autoritetet policore raportojnë se viktima është shtetasi S. M., 73 vjeç, teksa ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 19:50, në lagjen “Qemal Stafa”.

Mësohet se i moshuari e ka ndërmarrë aktin ekstrem në kushte të rënduara psikologjike të jetë vetëhedhur nga kati i katërt i pallatit ku banonte.

Grupit hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.