Aksident i rëndë në vend. 4 persona humbin jetën.

Katër persona kanë ndërruar jetë në një aksident në aksin rrugor Tepelenë-Memaliaj

Gazetari i Report Tv Piro Nase raporton se njëra makinë ka humbur kontrollin dhe si pasojë është përplasur me dy automjete të tjera që qarkullonin në drejtim të kundërt.
Këta të fundit janë transportuiar fillimisht për në Spitalin e Gjirokastrës për t’u trajtuar, por më pas janë nisur drejt Tiranës pasi ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore.

Sipas verifikimeve të para nga ana e Policisë Rrugore bëhet e ditur se shkaku i aksidentit ka qenë lagështia në rruge si pasojë e shiut.
Në përplasja ka ndërruar jetë katër persona ndërsa dy të tjerë janë plagosur.