Aksident në autostradën Elbasan – Tiranë. Kamioni përplas golfin

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në autostradën Tiranë-Elbasan, ku një kamion ka përplasur një automjet tip Golf. Ngjarja ka ndodhur kur Golfi ka tentuar të ndërrojë korsi pa vënë re afërsinë e kamionit që po lëvizte me shpejtësi në korsinë tjetër.
Për pasojë, kamioni nuk ka arritur të frenojë në kohë dhe ka goditur me forcë mjetin e vogël.