Nuk është here e pare; Ajo që ka ndodhur me dy të moshuar nga Peqini nuk është aq e zakontë

Nuk është e para herë të dëgjojet infektimi me koronavirus pas vɗekjes. Por ajo që ka ndodhur me dy të moshuar fatkeq nga qyteti i Peqinit nuk është aq e zakontë. Abc News ka mësuar se dy të moshuarve që kanë ndërruar jetë pak ditë më parë, u ka shkuar pas vɗekjes përgjigjja e tamponit. Siç mësohet, njëri prej tyre ka ndërruar jetë në spital, ndërsa tjetri në banesën e tij.

Burimet tregojnë se përgjigjja e analizës u shkoi familjarëve tri ditë pasi të ndjerët ishin përcjellë në banesën e fundit. Përgjigjja e testit rezultoi pozitive ndaj Covid-19.

“Një rast i përket një qytetari në një fshat në rrethin e Peqinit, një 65-vjeçar, si dhe një banori në qytetin e Peqinit. Mjekët konfirmojnë zyrtarisht se dhe ky person, rreth 72 vjeç, ka ndërruar jetë si pasojë e Covid-19. Pas vɗekjes, më konfirmohet se i është marrë një analizë dhe pas disa ditësh, përgjigjja ka konfirmuar praninë e Covid-19 në familjen që ka humbur 72-vjeçarin. Në skedën e vɗekjes e kanë shkruar pneumoni”,- raporton gazetari për Abc News.