Ndodh 1 herë në 100 vjet, ekspertët ngrenë alarmin: Po afrohet super stuhia diellore, mund të shkatërrojë ….

Vetëm një herë në 100 vjet ndodh si fenomen, por mendoset se stuhia e fortë diellore sipas studimeve më të reja, po afrohet dhe mund të ketë një impakt shkatërrues mbi teknologjitë e ndryshme në Tokë. Një studim i ri paralajmëron se superstuhia nga ylli i sistemit tonë diellore, mund ta zhysë botën në një “apokalips” të internetit. Fusha magnetike e planetit i mbron banorët e tij nga erërat diellore duke i devijuar ato drejt poleve e duke krijuar aurorat e magjishme boreale.

Sipas shkencëtarëve, ajo mund të zgjasë edhe disa muaj e t`i shkaktojë rrjetit global dëme katastrofike. Sipas studiuesve të Universitetit të Kalifornisë, ndër më të rrezikuara janë fibrat optike në distanca të gjata.

Lëshimet masive koronale, siç i quajnë ata, janë aq të forta sa mund të kalojnë në ndërveprim me fushën magnetike të Tokës e të krijojnë në koren e saj rryma gjeomagnetike. Infrastruktura aktuale e internetit nuk është testuar për evente shumë të forta diellore, ndaj mbetet për t`u parë sesi do t`i bëjë ballë superstuhisë.