Mjeku tregon zbulimin e radhës. “Ai që kalon 7 ditë nuk … Tregon rastin e mjekes që donte ‘të fluturonte’

Mjeku i njohur infeksionist Pëllumb Pipero ka përmendur edhe njëherë se të infektuarit me COVID-19 nuk përbëjnë më ŗrezik pasi kanë kaluar 7 ditë. I ftuar në emisionin “Opinion”, Pipero tha koha e karantinës duhet ulur pasi një i infektuar nuk e përçon dot më virusin pas 7 ditësh infektim.

“Kam kërkuar që karantina të jetë 7-10 ditë. Sepse të dhënat e studimeve dëshmojnë se periudha e shfaqjes së sëmundjes është 2-7 ditë. Ai që kalon 7 ditë nuk infekton më. Ai mund të jetë pozitiv por nuk është më infektues,”-u shpreh ai.

Pipero tha se është ulja e oksigjenit në gjak ajo që shkakton probleme me haluçinacionet tek pacientët COVID, pasi ilaçet janë përdorur edhe më parë. “Ulja e oksigjenit në gjak është problem madhor i shëndetit mendor. Unë e kam thënë që një mjeke nga Shkodra, e ka përjetuar keq më tha; profesor kisha një dëshirë të madhe për të fluturuar. Dikush më thoshte që më dukej se kisha qindra tanke që më ecin në trup,“-u shpreh mjeku.