Luçiano Boçi prezanton kandidaturën tek bashkëpunëtorët e tij të afërt.

Mbrëmjen e sotme deputeti i Partisë Demokratike për qarkun Elbasan z. Luçiano Boçi ka qenë në një takim me bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë me qëllim që tu prezantojë kandidimin e tij për kryetar bashkie në zgjedhjet e ardhshme.
Në një postim në faqen e tij të facebook z. Boçi ka shprehur mirënjohjen e tij ndaj demokratëve Elbasanas, të cilët e votëbesuan për ta dërguar në parlament. Mes të tjerash, kandidati i vetëm, deri në këto momente, përballë Gledian Llatjas ka theksuar se ka për qëllim bashkimin e çdo demokrati, pa përjashtuar askënd.

Postimi i plotë:

Mirënjohje për demokratët e mi në Elbasan ?

Sot kisha privilegjin që të ndaj me bashkëpunëtorët e mi të afërt në PD, anëtarët e kryesisë dhe kryetarët e grupseksioneve, kandidimin tim për Bashkinë e Elbasanit!

Vendimi për të kandiduar në Elbasan nuk është sakrificë, por është privilegj për t’iu përgjigjur sakrificës së qytetarëve dhe demokratëve që më votëbesuan për të më dërguar në Parlament në disa legjislatura!

Sot ndava me përfaqsuesit e PD ambicjen për të realizuar një fushatë që ka për qëllimin bashkimin e çdo demokrati, pa përjashtuar askënd, pa cilësuar askënd të tepërt në funksion të një fitoreje që do t’i kthejë qytetarëve bashkinë!

Elbasani meriton që të rimarrë dinjitetin e humbur!
Qytetarët meritojnë t’i hapet dera e bashkisë që qëndron si pronë private në duart e një grushti njerëzish prej 16 vitesh!
Në betejën tonë për dinjitet s’na ndal askush! Mirënjohje ?✌️