Librazhd/ Nënë e bijë humbin jetën nga Covid-19 brenda një dite

Një trαgjedi në familje ka ndodhur në Librazhd pasi nënë e bijë kanë humbur jetën nga Covid-19. Safete Leka 93 vjeç dhe Vera Hysa 71 vjeç kanë qenë të infektuara prej disa ditësh nga virusi SarsCov2. Mamaja jetonte në shtëpi me vajzën e saj Verën dhe bashkëshortin. Pas shfaqjes së shenjave të Covidit, 71-vjeçarja është nisur menjëherë në spitalin “Shefqet Ndroqi”. Aty ajo ka qendruar e shtruar për tre ditë në intubim por nuk ka mundur të mbijetojë.

Nëna e saj ka ndërruar jetë e para por pas 4 orësh edhe e bija ka humbur betejën me virusin. Pozitiv me Covid-19 ka rezultuar edhe bashkëshorti.