I shqepin në gjoba lokalet për koronavirusin por Policia e Shtetit ja merr valles në dasmë (Foto)

Pandemia koronavirus ka ndryshuar rrënjësisht sjelljen e njerëzve, me distancimin social që është një nga masat kryesore për t’u ndjekur. Këto ndryshime kanë prekur këdo, pasi shumë gjëra nuk lejohen si përpara disa muajsh, ku një ndër to janë edhe dasmat. Të shumta janë rastet kur policia ka gjobitur pronarët e lokaleve për mos zbatimin e protokollit.

Për të mos mjaftuar kjo, një vendim i Ministrisë së Shëndetësisë miratoi ndalimin e muzikës pas orës 20:00 në mënyrë absolute në çdo ambjent. Ministri i Turizmit, Blendi Klosi, deklaroi në fillim të sezonit se dasmat këtë vit do të jenë ndryshe, ku numri i të ftuarve do të jetë i limituar dhe se do të ketë mjek dhe polic në gatishmëri.

Dhe në fakt kështu ka ndodhur në një dasmë në Shkodër ku forca të shumta policie kanë që në gatishmëri, jo për të ruajtur distancimin social por për të kërcyer. Në një video të mbërritur në redaksinë e JOQ Albania, shihen disa policë duke kërcyer të pa shqetësuar për ruajtjen e distancës sociale.

“Shteti në aksion. Për të disatën herë, tregohet qartë se në Shqipëri shteti funksionon me dy standarte!”- mesazhi i qytetarit.