Katër tifozët e kombëtares shqiptare të arrestuar në Varshavë janë liruar. Lajmin e bën me dije grupimi Kuq e Zi, me ultrasit që u përleshën me policinë polake para fillimit të ndeshjes mes Polonisë dhe Shqipërisë (1-0) të vlefshme për kualifikueset e Euro 2024.
Duket se tifozët shqiptarë tentuan të fusnin mjete piroteknike në stadium, çka solli edhe përplasjen me policinë, me këta të fundit që shoqëruan katër prej tyre. Pas ndërhyrjes së Ambasadës sonë në Poloni, çështja është zgjidhur dhe tifozët janë lënë të lirë.
“Djemtë tanë u liruan. Falenderim e mirënjohje Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Poloni për reagimin e menjëhershëm dhe mbështetjen e dhënë për lirimin e 4 anëtarëve tanë të arrestuar padrejtësisht në Varshavë”, njoftojnë Tifozat Kuq e Zi.