Asnjë frut nuk është i ndaluar në një dietë të ekuilibruar për menaxhimin e diabetit, e megjithatë disa prej tyre cilësohen si më të mirat. Ato jo vetëm reduktojnë rrezikun e zhvillimit të diabetit, por edhe ndihmojnë në menaxhimin e kësaj sëmundjeje.
Duke qenë të larta në fibra dhe antioksidantë, ndihmojnë në uljen e niveleve të larta të sheqerit në gjak, duke reduktuar gjithashtu stresin oksidativ dhe dëmtimet nga radikalet e lira të lidhura me rritjen e rrezikut të sëmundjeve kronike. Prandaj, frutat e freskëta apo të ngrira, nuk duhet të shmangen tërësisht nga ata që jetojnë me diabet.
Luleshtrydhet e ngrira
Edhe pse janë të ëmbëla, luleshtrydhet janë të ulëta në sheqerna. 1 filxhan me luleshtrydhe të ngrira përmban 7 gram sheqer natyral, së bashku me 3 gram fibra dietike. Luleshtrydhet janë të pasura me vitaminë C, e cila ndihmon në mbrojtjen kundër qelizave të dëmshme që rrisin rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve kronike si diabeti. Gjithashtu, antioksidantët e shumtë tek to, luftojnë inflamacionin dhe ndjeshmërinë ndaj insulinës, duke përmirësuar regaimin e trupit tuaj ndaj insulinës.
Mjedrat e ngrira
Mjedrat janë të jashtëzakonshme për shëndetin dhe janë gjithashtu të ulëta në sheqer dhe të pasura me fibra. Në mënyrë të veçantë, ato ndihmojnë në uljen e niveleve të sheqerit në gjak pas konsumit të vaktit.
Boronicat e ngrira
Boronicat janë të pasura me lëndë ushqyese dhe përbërës të fuqishëm që japin përfitime miqësore ndaj sheqerit në gjak. Këto kokrra janë të fuqishme falë vitaminës C, vitaminës K dhe antocianinës, të cilat kontribuojnë në uljen e rrezikut të diabetit.
Qershitë e ngrira
Edhe qershitë janë po aq të pasura me lëndë ushqyese sa frutat e përmendura më lart. Plot e përplot me vitaminë C, kalium, magnez dhe një burim i pasur i polifenoleve, të cilat kanë veti anti-inflamatore dhe antioksidante. Të gjitha këto vlera të qershive të ngrira mund të ndihmojnë në menaxhimin e diabetit.
Avokado e ngrirë
Avokadot janë gjithashtu një burim i yndyrnave të shëndetshme, vitaminës E, folatit, kaliumit dhe magnezit. Lëndë të cilat ofrojnë një kontroll më të mirë të glukozës në gjak. /Shqiptarja.com