Cërrik/ Vjehrri e denoncoi të zhdukur, flasin familjarët e 21-vjeçares dhe tregojnë të vërtetën

Nusja që u denoncua e zhdukur nga familja e burrit është tek shtëpia e babait të saj në Kukur të Gramshit.

Top Channel komunikoi me babanë e 21-vjeçares i cili tha se vajza është në shtëpi. Ka pasur probleme me të shoqin dhe ka ardhur në shtëpi.

“Nuk di problemet mes tyre, por vajza është shëndoshë e mirë dhe është në shtëpi”, tha ai.

Mamaja e vajzës tha se vajza është dhunuar nga bashkëshorti prandaj është kthyer në shtëpi. Familja e djalit nuk pranon të flasë.

Top Channel