Të zhdukur prej 3 ditësh, gjenden dy të miturit nga Elbasani

Janë gjetur në Tiranë anë rrugë duke ecur, në gjendje të mire shëndetësore dy adoleshentet që kishin ikur nga Elbasani. Është njoftuar Policia e Elbasanit për t’i marrë.

Dy familje nga Elbasani i janë drejtuar policisë për shkak se fëmijët e tyre nuk po gjendeshin prej ditësh.

Dy fëmijët janë nxënës në shkollën Qemal Haxhiasani. Pasin kanë mbaruar shkollën, ditën e shtunë, të dy janë nisur në drejtim të fshatit Korre në njësinë Funar. Ata janë prezantuar si turistë dhe kanë ndenjur një natë në një banesë kundrejt pagesës.