Kryetari i Bashkisë Gledian Llatja së bashku me gazetarin e mirënjohur Blendi Fevzi, vizituan një prej perlave më të bukura turistike të zonës sonë, Gjinarin.
Gjinari ka hyrë tashmë në rrugën e zhvillimit turistik të qëndrueshëm, duke u kthyer çdo ditë e më shumë në një nga destinacionet malore më të preferuara.
Investimet në qendrën e fshatit, projekti për rrugën e re dhe vëmendja që po i jepet përmes Paketës së Maleve, po e bëjnë Gjinarin një motor të rëndësishëm të zhvillimit ekonomik për zonën dhe një pikë referimi për turizmin malor në të gjithë vendin.
Shpati ynë ka pafund për të ofruar, jo vetëm në bukuritë mahnitëse natyrore, por edhe në vlerat e pasura të trashëgimisë kulturore. Gjinari është një thesar që meriton të njihet, të vizitohet dhe të promovohet gjithnjë e më shumë.


ElbasaniPlus Lajmet më të fundit nga Elbasani dhe jo vetëm.