IKMT shemb 7 objekte në Elbasan për Korridorin 8, lirohet segmenti Elbasan–Papër

Shtatë objekte janë shembur nga Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) për t’i hapur rrugë projektit infrastrukturor të Korridorit 8, në segmentin Elbasan–Papër. Objektet ku është ndërhyrë janë një dhe dykatëshe.

Sipas kreut të IKMT, Afrim Qendro, për tre prej këtyre objekteve është kryer shpronësimi në përputhje me ligjin për interes publik, ndërsa pjesa tjetër ishte ndërtuar pa leje dhe pa tituj pronësie.

IKMT thekson se këto veprime janë pjesë e planit për të garantuar zhvillimin e projektit strategjik dhe respektimin e ligjit për pronësinë dhe ndërtimet.

/rtsh.al/