“Mund të shkojë me shtesa apo penallti”, Gvozdenoviç para Egnatias: Diçka është e sigurtë për Elbasanin

Trajneri Ivan Gvozdenoviç ka folur para ndeshjes Elbasani-Egnatia. Çerekfinalja e kthimit do të luhet në Rrogozhinë, më 22 prill prej orës 19:00. Takimi i parë është mbyllur me barazim 1-1.

“Pas ndeshjes së parë kundër Egnatias në Rrogozhinë, e thashë se do vendoset në ndeshjen në Elbasan. Erdhi dita, nesër përballë Egnatias. Patjetër një ndeshje që është prapë e hapur. Do presim një ndeshje shumë të fortë dhe të bukur. Kundër një kundërshtari të fortë si Egnatia, që ka shumë cilësi brenda skuadrës, është ndeshje e hapur. Me shumë gola dhe interesante. Dhe nesër prapë do presim një ndeshje të bukur, pastaj kush është më e mirë do kalojë në finale.

Nesër mund të shkojë me shtesa, me penallti. Ne jemi gati për nesër, çunat janë gati dhe situata është e mirë.

Ne do bëjmë maksimumin, si gjithmonë. Do luftojmë për qytetin, fanellën dhe Elbasanin. Kjo është e sigurtë, kjo është detyra jonë. Pastaj të tjerat i dini, do presim pak dhe fusha do i tregojë të gjitha. Bashkë me tifozë, jam pozitiv dhe do zoti dalim mirë”, u shpreh Gvozdenoviç.

PANORAMASPORT.AL