Një vatër zjarri është regjistruar paraditen e sotme buzë lumit Shkumbin, në territor jashtë zonës së ish-Kombinatit Metalurgjik në Elbasan.
Sipas informacionit paraprak, bëhet fjalë për djegie gomash në ambient të hapur, e cila ka shkaktuar shtëllunga tymi dhe shqetësim tek banorët përreth.
Autoritetet sqarojnë se kjo ngjarje nuk ka lidhje me aktivitet në territorin e ish-Kombinatit Metalurgjik, duke shmangur çdo keqinterpretim të situatës.
Shërbimi zjarrfikës ka ndërhyrë menjëherë në vendngjarje dhe po punon për shuarjen e plotë të flakëve dhe vënien nën kontroll të situatës.
Ndërkohë, strukturat e Policisë së Shtetit kanë nisur hetimet për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.
Vijon puna për normalizimin e situatës.
ElbasaniPlus Lajmet më të fundit nga Elbasani dhe jo vetëm.