Producenti shumë i dashur për publikun, Ardit Gjebrea ka vendosur që natën e ndërrimit të vitit ta kalojë jashtë Shqipërie. Ai ka zgjedhur si destinacin Dubain për të pushuar për pak ditë. Arditi ka publikuar një foto në Instagram, ku shfaqet shumë i lumtur pranë së bijës, Anës dhe bashkëshortes, Anilës.

Si destinacion ai e zgjodhi Dubain, ndërsa nga atje ka publikuar fotografitë e para në rrjete sociale. “Më në fund pak ditë pushimi”, ka shkruar ai krahas fotos, ku shihen teksa kanë vizituar Burj Khalifan.



ElbasaniPlus Lajmet më të fundit nga Elbasani dhe jo vetëm.