Klubi i Partizanit, nëpërmjet një reagimi në faqen zyrtare, ka dënuar me forcë gjykimin e ndeshjes ndaj Elbasanit ku të kuqtë u eliminuan nga Kupa e Shqipërisë, pas humbjes 1 me 3 në shtesa.
Të kuqtë, kërkojnë përjashtimin e gjyqtarit Eldorian Hamiti, duke e cilësuar si të papërgjeshëm. Penalltia e akorduar nga Hamiti në minutën e 119-të, vendosi kualifikimin sipas klubit të Partizanit, ndaj ai është shpallur “non grata”.
REAGIMI ZYRTAR:
Klubi Partizani dënon me forcë gjykimin e ndeshjes së sotme të kupës së Shqipërisë Partizani – Elbasani, me një arbiter te papërgjegjshem si Eldorian Hamiti. Ky arbiter është non grada për Partizanin. Rasti më flagrant është minuta 119 kur Hamiti vendosi kualifikimin me nje penallti inekzistente, të cilën vetëm ai e ka parë.
Çdokush mund të gjykojë vetë nga këto pamje të cilat nuk kanë nevojë për koment.
Thellësisht të hidhëruar për vjedhjen që i bëhet djersës se lojtarëve dhe dëmin që i bëhet ekipit.
I bëjmë thirrje Federatës Shqiptare të Futbollit përjashtimin e këtyre arbitrave të papërgjegjshëm nga sistemi i arbitrimit që bashkë me imazhin e Partizanit po dëmtojnë imazhin e futbollit si dhe vetë Institucionin më të lartë të Futbollit në vend, duke rritur pakënaqësinë e sportdashësve përkundrejt besueshmërisë së garës sportive.
FK Partizani kërkon vetëm drejtësi!
ElbasaniPlus Lajmet më të fundit nga Elbasani dhe jo vetëm.