Aksident i rëndë në aksin Elbasan-Peqin/ Përplasen dy makina, ka të plagosur

Aksident i rëndë në aksin rrugor Elbasan-Peqin. Dy mjete janë përplasur në afërsi të urës në fshatin Broshkë. Dy mjete tip Benz me targa AA 228 HY dhe AA 455 DA janë përplasur fort mes tyre e për pasojë ka edhe të plagosur. Shkak i këtij aksidenti mendohet të ketë qenë lagështia në rrugë si dhe shpejtësia e tej normave.

Të lënduarit janë dërguar në spitalin e Elbasanit dhe po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.

Në vendngjarje ka shkuar policia e cila po mbledh materiale për zbardhjen e aksidentit.