Nëse tashmë vuani nga presioni i lartë i gjakut, me siguri e matni këtë parametër të shëndetit të enëve të gjakut çdo ditë dhe tani ekspertët paralajmërojnë se duhet bërë sidomos kur ngriheni nga një pozicion ulur ose shtrirë.
Personat, presioni i gjakut i të cilëve “kërcen” kur drejtohen ose ngrihen në këmbë, janë në ŗrezik më të lartë të sulmit në zemër, raporton revista “Hypertension”. Kjo vlen veçanërisht për pacientët e rinj dhe të moshës së mesme.
Një rritje e ndjeshme e presionit të gjakut kur ngriheni në këmbë mund të jetë një shenjë se jeni në ŗrezik më të madh të ngjarjeve më serioze kardiovaskulare, siç është ataku në zemër. Në shumicën e rasteve, kur ngrihemi në këmbë dhe matim presionin me pajisjen, presioni i sipërm do të bjerë pak.
Por nëse presioni më i ulët merr një vlerë më të lartë, kjo do të thotë se jeni në rrezik për një atak në zemër. Në studimin e publikuar nga kjo revistë, 1207 pacientë, të moshës 18 deri në 45 vjeç, të cilët u konfirmuan se kishin presion të lartë të gjakut të fazës së parë, ku i sipërmi është në vlerat 140 deri në 159.
Studimi përcaktoi se ata në mesin e atyre që kishin presionin më të lartë të presionit të gjakut kur ngriheshin në këmbë ishin dyfish më të ŗrezikuar nga një problem serioz i zemrës sesa pjesa tjetër e grupit.
“Ky zbulim konfirmon dyshimin tonë fillestar se presioni i lartë i gjakut tek të rinjtë është i rëndësishëm për vendosjen e një diagnoze. U habitëm se si edhe një kërcim shumë i vogël në presion mund të jetë një tregues ŗreziku. Shpresojmë që ky zbulim të ngrejë temën e terapisë për pacientët me tension të lartë, edhe nëse janë të rinj”, tha doktor Paolo Palatini nga Universiteti i Padovës.