Pavarësisht pandemisë, festivali i njohur i muzikës “Kënga Magjike”, do të zhvillohet edhe këtë vit. Mirëpo, duke parë vështirësitë e krijuara për artistët gjatë kësaj periudhe, producenti Ardit Gjebrea ka vendosur të bëjë një ndryshim.
“Interesimi i artistëve për festivalin magjik na ka prekur. Edhe pse në një situatë pa aktivitete, përsëri dëshira për të investuar për dashurinë e tyre- këngën, është impresionuese. Ndaj, në shenjë mirënjohjeje, produksioni i “Kënga Magjike” ka vendosur që për çmimin e parë të festivalit të japë 500.000 lekë, ndërsa për 19 finalistët e tjerë, nga 200.000 lekë secilit.Eshtë ky një solidaritet me artistët, për të mbajtur në këmbë magjinë e këngës shqipe,” ka shkruajtur Arditi.