Migen Muzhaqi i Gjimnazit “Kostandin Kristoforidhi” ,fitues i Çmimit të Parë për Esenë e “80 vjetorit ” të Çlirimit të Atdheut

Nga Fatmir Popja

Me rastin e 80 vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë nga pushtuesit nazi -fashistë krahas aktiviteve kukturore,artistike e sportive në Gjimnazet e vendit tonë janë organizuar e zhvilluar edhe aktivitete me shkrim .Veprimtari të tilla sipas organizatorëve kanë një rëndësi të madhe, pasi ato shërbejnë për të kujtuar të kaluarën e vendit tonë si edhe për të ndërtuar një vetëdije kombëtare dhe kulturore tek gjeneratat e ardhshme.
Nëpërmjet veprimtarive të tilla gjimnazistëve të vendit tonë u mësohet rëndësia e historisë së Shqipërisë, sakrificat e bëra për lirinë dhe çlirimin e atdheut, duke përforcuar dashurinë dhe respektin për kombin dhe vlerat kombëtare. Përmes projekteve të lidhura me çlirimin e atdheut, gjimnazistët mësojnë për ngjarje historike të rëndësishme dhe për personalitetet që kanë kontribuar në çlirimin e ardheut, duke ndihmuar në ruajtjen dhe përcjelljen e këtyre njohurive tek brezat e rinj. Nëpërmjet eseve gjimnazistët provuan aftësitë shkruese dhe reflektuese. Me rastin e “80 vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë” një ndër esetë e përzgjedhura nga shumica e gjimnazistëve ishte ajo me temë: “Ngjarjet e Luftës së Dytë Botërore”. Juria e ngritur për vlerësimin e punimeve me shkrim të gjimnazistëve në kuadër të “80 vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë” vlerësoi me Çmimin e Parë , nxënësin Migen Muzhaqi të klasës së X -të të Gjimnazit “Kostandin Kristoforidhi” në Elbasan. Gjimnazistët në esetë e shkruara me shumë nivel kanë analizuar periudha të ndryshme të luftës duke treguar shumë qartë përmirësimin e aftësitëve të tyre hulumtuese, kritike dhe analitike. Veprimtaritë si eseja, për temën e çlirimit sipas organizatorëve i nxisin gjimnazistët të jenë krijues dhe të gjejnë mënyra të ndryshme për të shprehur kuptimin e lirisë dhe çlirimit. Duke u angazhuar në këto detyra me shkrim , gjimnazistët kanë treguar se janë në gjendje të kuptojnë rëndësinë e solidaritetit dhe bashkëpunimit, si dhe përgjegjësinë që kanë për të mbrojtur vlerat e shoqërisë së tyre. Kjo qasje e tyre do të mund t’i ndihmojë ata të bëhen qytetarë më të angazhuar, të ndërgjegjshëm dhe që duan atdheun e tyre.