Një 41 vjeçar u arrestua pasi akuzohet se vidhte pompat e ujit në katet e para të pallateve në Sarandë.
Kishin qenë disa qytetarë të cilët kanë denoncuar se i ishin vjedhur pompat e ujijt në pallatet ku banonin që nxiti policinë të nisë një hetim dhe të bjerë në gjurmët e 41 vjeçarit me banim në Elbasan
Nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas, i cili ishte dënuar dhe më parë për të njëjtën veprimtari kriminale, ka vjedhur në mënyrë të përsëritur, pompat e ujit, në katet e para të pallateve të ndryshme, në Sarandë informoi policia.