Prek një në 1 milion, Celine Dion diagnostikohet me sindromën e rrallë: “Ka qenë një luftë”

Celine Dion njoftoi të enjten në mëngjes se është diagnostikuar me “Sindromën e personit të ngurtë” dhe se do të shtyjë ose anulojë shfaqjet e saj. “Kohët e fundit jam diagnostikuar me një sindromë shumë të rrallë neurologjike, e cila prek një në një milion njerëz,” vazhdoi ajo, duke shpjeguar se është kjo gjendje që ka shkaktuar të gjitha “spazmat” që ajo ka pasur.

“Sindroma e personit të ngurtë” shkakton ngurtësi dhe spazma në trup dhe gjymtyrë, sipas klinikës Cleveland. Me kalimin e kohës, muskujt e këmbëve bëhen të ngurtë të ndjekur nga muskujt e tjerë duke përfshirë krahët dhe fytyrën.

54 vjeçarja tha se gjendja e ka bërë të vështirë ecjen dhe e ka penguar atë të këndojë ashtu siç është mësuar. “Gjithçka që di është të këndoj. Është ajo që kam bërë gjatë gjithë jetës sime dhe është ajo që më pëlqen të bëj më shumë”– tha ajo e përlotur.

Ajo e mbylli videon e saj duke thënë se nuk do të jetë gati të rifillojë turneun e saj në Evropë në shkurt. Këngëtarja e “My Heart Will Go On” njoftoi në tetor 2021 se duhej të shtynte qëndrimin e saj në Las Vegas për shkak të spazmave “të rënda” të muskujve. Muaj më vonë, Dion anuloi turneun e saj në Amerikën e Veriut dhe shtyu turneun e saj evropian./Burimi “ICONSTYLE”