Jonida Maliqi ishte e ftuara e parë për këtë sezon të ri të emisionit “Pushimet on Top”. Në një intervistë me autoren dhe moderatoren Ori Nebijaj, këngëtarja e njohur foli edhe për jetën e saj private. Bukuroshja zbuloi për “Pushime On Top” se aktualisht është ‘single’ dhe këto janë pushimet e para që kalon vetëm. Mirëpo, Jonida theksoi se verën do e kalojë me familjen dhe shoqërinë e saj.
“Pushimet më të mira janë me familjen. Unë gjithmonë kam pushuar me familjen. Pushime me goca, pushime dyshe jo. Treshe e lart, katërshe (qesh), mundësisht gjinia femërore, mashkullore, por vetëm shoqëri… Në fakt, mund të them që këto janë pushimet e para që unë jam vetëm. Kam nevojë t’i shijoj vetëm”,- tha Jonida.