Orgesa Zaimi zbulon 2 artistet shqiptare që pëlqen më shumë: Ca të tjerë, boll bënë muzikë

Orgesa Zaimi ka qenë e ftuar këtë të mërkurë në programin e ri të showbizit, ‘Pikë’, prezantuar nga Adela Osmani. E ftuara e parë e këtij sezoni, foli për jetën personale, projektin e fundit muzikor me titull: ‘Cunami’, dhe shumë të tjera. Kur iu kërkua të japë emrin e një artisteje të muzikës moderne që e pëlqen dhe e dëgjon, Orgesa nuk u mendua shumë, por zbuloi se Tuna dhe Dafina Zeqiri janë dy të preferuarat e saj. “Tunën ama do ta veçoja. Ka vokal shumë të veçantë”, u shpreh Zaimi.

Nga ana tjetër, kur Adela e pyet për këngëtarët që nuk i duron dot dhe nuk i dëgjon asnjëherë, ajo preferoi të mos thotë emra, megjithëse diçka e nënkuptoi. “Jam shumë përzgjedhëse tek vokalet. Kur janë ca zëra që bëjnë të më dalë gjak nga veshët ose ndërroj stacion ose nuk merrem fare. Nuk ka nevojë të them emra: Ju e dini kush jeni, boll bëtë muzikë se na çmendët!! Por emër nuk do them, se nuk dua të zihem me personin”, u shpreh Orgesa./revistawho.com