Sheila Haxhiaj dhe Kledi Hysaj pas një video duke u përqafuar para pak ditësh janë shfaqur të përqafuar në sheshin Skënderbej. Përveçse ishin konkurrentë në Big Brother Vip Albania, dyshja e kanë nisur miqësinë dhe jashtë shtëpisë më të famshme të momentit. Vazhdimisht bëjnë video live në Instagram ku komentojnë ngjarjet në BBV dhe tashmë shoqërohen dhe në dreka e darka.
Pas videos në Shkodër, dyshja janë shfaqur dhe në sheshin “Skenderbej” disa minuta më parë në Tiranë. Këngëtarja Sheila Haxhiraj dhe modeli e sportisti Kledi Hysa janë ish-banorët e “Big Brother VIP”, të cilët e mbyllën shpejt rrugëtimin e tyre.
Pavarësisht daljes nga shtëpia ata kanë qenë shpesh të ftuar në live show apo “Fan Club” për të diskutuar rreth rrjedhës së lojës së banorëve të mbetur.
Veçanërisht Sheila dhe Kledi duket se kanë krijuar një miqësi të mirë, pasi përveç vendeve ku janë të ftuar së bashku, ata zhvillojnë shpesh dhe “Instagram Live” ku diskutojnë rreth polemikave në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, apo hedhin foto bashkë nga i njëjti ambient.
Ata janë filmuar së bashku, ku duken shumë të afërt dhe duket se e shijojnë praninë e njëri-tjetrit. Nuk përjashtohet mundësia se Kledi dhe Sheila mund të jenë duke xhiruar ndonjë klip apo duke bashkëpunuar për diçka. Sheila nuk ka folur për jetën e saj sentimentale, por Kledi, nuk ka lënë pa përmendur lidhjen jashtë me Haula-n , modelen gjermane.
Unë vazhdoja me Haulën, pata atë gjendjen dhe më ka ndihmuar sepse e pashë çfarë karakteri ka. Janë rrethanat të gjitha bashkë. Nuk kam shkuar në Big Brother që të kthjellohem, thjesht më ka ndihmuar. Kur të shkoj në Austri e ta takoj, do flas me të se ka nevojë dhe ajo. Do ishte fake po të thoja që jam me të ose të shoh mos gjej ndonjë femër në Shqipëri, jo. Femra ka gjithmonë nevojë për respekt dhe e vlerësoj kaq shumë. Haula si njeri e vlerësoj shumë dhe meriton edhe ajo respektin e vet.”- tregoi ish-konkurrenti në Fan Club.