Rrallë e për mall i thonë kësaj… Këngëtari Flori Mumajesi nuk është shumë aktiv në rrjetet sociale, por duket se ditët e fundit, ai ka publikuar herë pas here këngë të ndryshme, të cilat i ka kënduar ndër vite. Sot ai ka postuar në Instastory një foto nga performance e Këngës Magjike, ku u shpall fitues me këngën ‘Plas’.
‘Më shumë se mall’, shkruan Flori mbi foto. Nuk dihet nëse këngëtari ndjen mall për momentet e paharrueshme të asaj periudhe kur konkuroi në festival, apo për këngëtaren Elvana Gjata, të cilën u përfol se i dedikoi ‘Plas’. Gjithçka mbetet për tu konfirmuar nga vetë Mumajesi, nëse zërat janë të vërtetë apo jo.