Rrezikon postin, KQZ merr vendimin për kryebashkiakun e Librazhdit Kastriot Gurra

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve konfirmoi në detyrë edhe kryetarin e bashkisë së Librazhdit Kastriot Gurra. Edhe ky vendim u mor me unanimitet. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po ashtu rrëzoi me 5 vota pro kërkesën e Partisë Demokratike për ndalimin e ushtrimit të detyrës për kryetarin e bashkisë së Matit, Agron Malaj.

Gurra ishte kallëzuar nga shoqata ‘Sopoti’ për fshehje të dënimit në formularët e dekŕiminalizimit. Por nga hețimet e prokurorisë, rezultoi se Gurra nuk është dënuár asnjëherë më parë.

Gurra ka qenë i shpallur në kërkim policor në shtator-dhjetor 2008, bazuar në një urdhër-ndalim të prokurorisë Elbasan, pas dyshimeve për “falsifikim dokumentesh”. Ai nuk është ndaluar, pasi urdhër-ndalimi nuk është ekzekutuar asnjëherë. Më pas, prokuroria e ka pushuar çështjen pa e kaluar fare në gjykatë dhe ka anuluar “urdhër ndalimin”.