Aksidenti tragjik në vend: Makina del nga rruga e bie 25 metra poshtë, 5 të vďekur 1 mbijeton

Një aksident i rëndë është shënuar këtë të enjte, ndërsa një automjet me 6 persona ka dalë nga rruga në Gjirokastër. Sipas informacioneve të siguruara mësohet se një fugon taksi qw udhëtonte nga Saranda drejt Gjirokastrës ka dalë nga rruga në qafën e Muzinës dhe ka përfunduar në humnerë.

Burime për Top Channel bëjnë me dije se si pasojë e këtij aksidenti të rëndë 5 persona kanë humbur jetën ndërsa një tjetër është në gjendje të rëndë.

Disa persona janë transportuar për në spitalin e Gjirokastrës, ndërsa në vendngjarje po punohet për të nxjerrë edhe një person që është i bllokuar në automjet.

Dyshohet se mjeti ka humbur kontrollin si pasojë e lagështirës në rrugë dhe shiut të rrëmbyeshëm që ra për disa minuta me radhë.

Top Channel