Autoriteti Rrugor Shqiptar ka bërë të ditur se duke nisur që nga dita e hënë, 21 shkurt, për një muaj në vazhdimësi do të kryhen punime në aksin rrugor Elbasan–Librazhd në Murrash. Në një njoftim për mediat, ARRSH, bën me dije se qëllimi i këtij projekti Emergjence është përforcimi i pjerrësisë për të mbrojtur rrugën nga rrënia e shkëmbinjve të përmasave të ndryshëm.
“Është vendosur dhe sinjalistika provizore nga km 25+000 deri në km 27+500. Punimet do të kryhen në 2 zona dhe menaxhimi i trafikut do të bëhet për dy segmente sipas skemave përkatëse”
‐ Zona I ‐ Segmenti nga km 25+300 deri në km 26+400.
‐ Zona II ‐ Segmenti nga km 26+350 deri në km.27+050.
Nje koment
Pingback: 1application