Në zemër të zonës muzeale të Gjirokastër, pranë Qafës së Pazarit, “Buffet Bazzar” është kthyer në një nga ndalesat më të preferuara për turistët vendas dhe të huaj.

Pas këtij suksesi qëndron administratori Kujtim Shehu, i cili me përkushtimin dhe energjinë pozitive ka ndërtuar një model mikpritjeje që vlerësohet nga çdo vizitor.
Lokali, i pozicionuar në një nga pikat më të frekuentuara të qytetit të gurtë, ofron produkte cilësore dhe një atmosferë familjare që e bën çdo klient të ndihet i mirëpritur.

Bujaria dhe komunikimi i drejtpërdrejtë me turistët kanë kthyer këtë biznes në një pikë referimi për promovimin e turizmit lokal.
Fundjavën e kaluar, ambienti mirëpriti edhe një grup gazetarësh nga Unioni i Gazetarëve Shqiptarë, të ardhur nga treva të ndryshme shqiptare. Vizita u shoqërua me prezantimin e produkteve tradicionale, ku në qendër ishte edhe ëmbëlsira karakteristike “Oshaf”.

Shembuj të tillë tregojnë se turizmi ndërtohet jo vetëm mbi historinë dhe monumentet, por edhe mbi mikpritjen dhe profesionalizmin e sipërmarrësve që përfaqësojnë denjësisht qytetet shqiptare. Një model që mund të shërbejë si frymëzim për çdo qytet, përfshirë edhe Elbasanin, në promovimin e vlerave dhe traditave lokale.
ElbasaniPlus Lajmet më të fundit nga Elbasani dhe jo vetëm.