Një zonjë e varfër gjeti një foshnje të braktisur pranë shtëpisë dhe e adaptoi menjëherë. 25 vjet më vonë, vajza ja shpërblen kështu

Një grua 49-vjeçare gjeti një të porsalindur pranë shtëpisë së saj. Zonja e adoptoi dhe mori vendimin për të rritur fëmijën si vajzën e saj. Meqenëse ajo nuk kishte një fëmijë të saj, prania e papritur e foshnjës dukej thjesht si një mrekulli nga qielli. Megjithatë, gruaja ishte shumë e varfër dhe nuk mund të blinte qumështin për vajzën e saj të porsalindur. Në vend të kësaj, ajo ushqeu foshnjën me qull oriz.

Kur fëmija mbushi 4 vjeç, bashkëshorti i gruas nderroi jete. Pët të siguruar jetesën ajo duhej të shiste perime dhe të grumbullonte mbeturina të riciklueshme për të rritur vajzën e saj dhe për të paguar për shkollimin e saj.

Vite më vonë, vajza u bë një zonjë e bukur dhe u martua. Tani jeton me bashkëshortin dhe fëmijët e saj në qytet dhe nuk e harron kurrë nënën e saj, e cila ka kaluar nëpër një jetë të vështirë për ta rritur.

Kur gruaja jetonte ende me nënën e saj, shtëpia e tyre ishte një kasolle e vogël. Tani, ajo donte të shlyente dashamirësinë e nënës së saj 74-vjeçare duke i ndërtuar një shtëpi njëkatëshe!

Më parë, gruaja e vjetër ëndërronte të kishte një shtëpi të bukur, tani ëndrra e saj do të kthehej në realitet falë vajzës së saj. Jeta e gruas së vjetër tregon se gjithnjë ka shpërblime për çdo vepër të mirë që kemi bërë në jetën tonë.