Nga një yll Hollywood-i te një pijanec i rëndomtë, si përfundoi në këtë gjendje aktori me famë botërore

Ai ishte dikur një nga yjet më të paguar të Hollywood-it por së fundmi, Nicolas Cage është filmuar në një gjendje të mjerueshme. Aktori 57-vjeçar u dëbua pak ditë më parë nga një restorant në Las Vegas pasi ishte në gjendje të dehur. Dëshmitarët madje e ngatërruan ata me një të pastrehë për shkak të gjendjes së tij të mjerueshme.

Aktori ka luajtur në disa filma të mëdhenj, përfshirë “National Treasure” dhe “Con-Air” që kur u bë i famshëm në 1983. Jeta e yllit të kinematografisë, i cili është martuar pesë herë, mori tatëpjetën kur arriti të dyzetat. Nicolas e ka drejtuar gishtin ndaj kontabilistëve të tij pasi mori rrugën e shkatërrimit financiar.

Por nëse merren parasysh shpenzimet marramendëse që ka bërë për prona, ishuj apo kështjella, kuptohet se ku kanë shkuar paratë e aktorit. Ngjashëm me personazhin e tij në “National Treasure”, aktori u magjeps pas objekteve të shenjta. Ai u bë aq i fiksuar sa bleu dy kështjella në Europë për 8 milion dollarë secila.

Ai vazhdoi të shpenzojë disa miliona shtesë për të rimodeluar të dy kështjellat. E para ishte një kështjellë bavareze e shekullit të 11-të në Etzelwang, Gjermani dhe e dyta ishte në Bath. Në vitin 2007, Nicolas shpenzoi 3.45 milion dollarë në Mansion LaLaurie në New Orleans – që besohet të jetë një nga shtëpitë më të përhumbura në botë.

Rezidenca dikur i përkiste vrásësit serial Madame Delphine LaLaurie – historia e së cilës u tregua në një seri të American Horror Story. Për fat të keq, Nicolas humbi shtëpinë – së bashku me një rezidencë tjetër – nga sekuestrimi në 2009, pasi i kishte borxh Shërbimit të të Ardhurave të Brendshme 10 milion £ në taksë.

Një nga blerjet më të çmendura të aktorit ishte dhe një kafkë dinosauri për 300 mijë dollarë në 2007. Nicolas tejkaloi Leonardo Dicaprion dhe shpenzoi mbi 219 mijë paund në një kafkë dinosaur.

Nicolas më vonë zbuloi se koka ishte vjedhur nga shkretëtira Gobi e Mongolisë dhe e dorëzoi tek autoritetet mongole. Nicolas zotëronte gjithashtu 15 prona në të njëjtën kohë. Portofoli i tij mburrej me një shtëpi ujore prej 25 milion dollarësh në Newport Beach, California, si dhe një pronë prej 15.7 milion dollarësh në Newport, Rhode Island dhe një pasuri prej 8.5 milion dollarësh në Las Vegas. Për më tepër, ai ka dy ishuj privatë në Bahamas.

Ai pagoi gjithashtu 7 milionë dollarë për një ishull të gjerë 40 hektarë në jug të Nassau. Ai ka shpenzuar gjithashtu për një koleksion automobilash, të përbërë nga më shumë se 50 makina të rralla, 30 motoçikleta dhe katër jahte gjigante. Jahti i tij më i shtrenjtë ishte me vlerë 20 milion dollarë dhe kishte 12 dhoma gjumi master.

Ai ka shpenzuar 1 milion dollarë për një Ferrari Enzo, një nga vetëm 349 të prodhuara në botë. Ai ishte gjithashtu pronar i një Jaguar D-Type të vitit 1955. Për më tepër, ai zotëronte rreth nëntë makina Rolls Royce dhe një Ferrari 450,000 dollarë të blera në 1997. /abcnews.al