Pak ditë më parë është promovuar në ambientet e KultPlus Caffe GalleryKultPlus Caffe Gallery dhe në të kanë marrë pjesë personalite të njohura të letrave si dhe studiues.
“Shtegtimi i shqipes në Europë” është një libër që brenda vetës ka mbledhur plotë njëzet e tetë intervistat e autores, nga njëzetë shtete të Europës me dhjetëra albanologë, të huaj dhe shqiptarë
Fjala e plotë e Mimoza Hasani Pllana, në promovimin e librit.
E nderuar profesoreshë, znj. Bejleri,
I nderuar redaktor i librit, z. Gjoka
E nderuar drejtoreshë e KultPlus znj. Pajaziti,
Te nderuar prinderit e mi,
Te nderuar te miqë,
mirë se erdhët në këtë promovim modest të librit “Shtegtimi i shqipes në Europë”
Fillimisht, desha te ndaj me ju se intervistat me albanologë dhe përkthyes letrarë nisën gjatë studimeve doktorale në Universitetin e Sofjes, Shën Klementi i Ohrit, lidhur me njohjen aktuale të letërsisë dhe gjuhës shqipe në Europë, si dhe lidhjet ndërmjet kulturave ballkanike, europiane, bazuar në kontekstet albanologjik, filologjik, e deri diku, antropologjik e hisotrik. Për ta kuptuar pwrceptimin e lexuesit dhe studiuesit europian, për gjuhën dhe letërsinë shqipe, fillimisht bëmë përpjekje që t’i vëzhgojmë më nga afër kahjet e përkthimit, studimeve kushtuar kësaj pjese të Europës. Ky kërkim ishte i vështirë, meqë mungonin tekste të lidhura, prandaj bashkë me mentoren time Rusana Bejleri vendosëm që këto intervita t`i realizonin ne.
Intervistat që realizuan tejkaluan pritjet tona. Përgjigjet na bënë të kuptojme se gjuha dhe letërsia shqipe sot, mësohet, zhvillohet, lexohet dhe pëlqehet nga lexuesi i huaj, thuajse paralel me gjuhët dhe letërsitë e vendeve të tjera europiane. Në të shumtën e rasteve, perceptohet si një letërsi e krijuar në një tablo të gjerë dhe me shenja letrare të rrokshme. Kjo perspektivë, nxjerr në pah se letërsia shqipe, sikur edhe gjuha është e unifikuar dhe pranohet si një e tërë, por ndërkaq ato janë zhvilluar në disa qendra kulturore, për shkaqe politike që kërkojnë studime të thella. Po ashtu, kuptuam se studiuesit dhe përkthyesit, letërsinë shqipe e vendosin në mesin e letërsive kombëtare intriguese, për studimin e të cilave kërkohen aftësi të veçanta shkencore dhe njohuri të thella sociale, që shpesh herë arrijnë të befasojnë të huajt, për organizimin dhe zhvillimin që ka.
Ne këruam të kuptojmë edhe motivet e mësimit të gjuhës shqipe dhe përkthimit të letërsisë. Kuptuam se Motivet që nxitën studiuesit e huaj të mësojnë gjuhën shqipe, ishin të ndryshme, shpesh herë spontane dhe të çuditshme për kohën tonë. Ndonjëherë arsyet ishin aq të thjeshta, sa për të vizituar një vend, që ndodhej jashtë bllokut komunist, nëpërmjet pjesëmarrjes në Seminarin Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare. Albanologun dhe përkthyesi gjerman, Hans Joachim Lanksch, u impresionua nga zakonet dhe kultura e pjesës veriore të viseve shqiptare, në veçanti kultura partiarkale dhe mbijetesa e saj në kohën modern, si dhe nga poezia e shkruar nga këto anë, poezia e shkruar në gegnisht, frazeologjia e saj, që e krijoi gegnishten letrare. Nga pjesa veriore e Shqipërisë dhe nga Kosova, sidomos nga muzika shkodrane, u frymëzua edhe suededezi, Ulmar Çvick. Ndërsa për përthyesin holandez Roul Schyt, frymëzuese ishin elementet muzikore nga polifonia e Shqipërisë së Jugut, nga këngët e Nexhmije Pagarushës në Kosovë, apo tingujt e pianos së Tefta Tashko Koços në Shqipëri. Struktura gramatikore e shqipe, në ve[anti rrokja e gjuhës shqipe ishte tërheqëse për albanologe polake, Irena Saëicka. Ndërsa, gjuha e shqiptarëve të Ukranës nxiti studiuesin rus Alexander Novik. Kemi dhe shumë motive tjera për të cilat flasin 28 studiuesit dhe përkthyesit. Nga kërkimi në kontekstin albanologjik, kuptuam se studimet e larta, universitare për gjuhën dhe letërsinë shqipe kanë ofruar dhe ende ofrojnë disa nga qendrat europiane, si: Budapesti, Berlini, Graci, Kalabria, Kozenca, Leçe, Mynihu, Napoli, Praga, Roma, Sofja, Shën Petersburgu, Turinji, Veliko Tërnovo, Venecia, Vjena, etj.
Pëkrhimi i letërsisë ka një zhvillim ndryshe nga albanologjia. Pas ndryshimit të situatës politike, në fillim të viteve `90, të shekullit të kaluar, në Shqipëri dhe në fund të viteve `90 në Kosovë, u hapën dyert dhe u rritën mundësitë e komunikimit të popullit shqiptar me popujt e tjerë europianë, e po kaq edhe të gjuhës, letërsisë dhe kulturës shqiptare.
Nga intervistat që realizuam, përgjithësisht, kuptuam se përkthimi i letërsisë është një proces tepër kompleks, madje një akt sfidues për disa arsye. Përkthyesi malazez, Jovan Nikolaidis, vlerëson se është vështirë të përkthehet autori shqiptar, ndonëse gjuha shqipe është e bukur, melodike, është gjuhë e shpirtit dhe proverbave, por në të njëjtën kohë është një gjuhë komplekse.
Kur flasim për shkrimtarët shqiptarë të njohur botërisht, sigurisht që në krye prin shkrimtari gjirokastrit Ismail Kadare, që për Roul Schyt ishte mundësi e artë për ta përkthyer. Njësoj vlerëson edhe studiuesi çek, Přemysl Vinš dhe përkthyesi zviceran Basil Schader, por që kujton se në Zvicër mund të lexohen edhe veprat e autorëve letrarë, nga të gjitha qendrat kulturore shqiptare. Në përgjithësi, bazuar në përgjigjet e një numri të madh të përkthyesve të letërsisë shqipe në Europë, ndër autorët më të përkthyer shqiptarë janë: Gjergj Fishta, Faik Konica, Fan Noli, Migjeni, Lasgush Poradeci, Mitrush Kuteli, Ernest Koliqi, Zef Zorba, Martin Camaj, Kasëm Trebeshina, Anton Pashku, Ali Podrimja, Azem Shkreli, Sabri Hamiti, Din Mehmeti, Rrahman Dedaj, Sali Bashota, Fatos Kongoli, Flutura Açka, Elvira Dones, Visar Zhiti, Ben Blushi, Kujtim Shala, Jeton Neziraj etj.
Dy qendrat europiane me numrin me numrin më të madh të autorëve të përkthyer del të jenë Bullgaria dhe Rumania.
Albanologia bullgare, Rusana Bejleri, kujton se ka arritur të përkthejë pjesë nga vepra e mbi 50 autorëve shqiptarë. Vepra këtyre autorëve lexohet dhe pranohet në këtë vend; gjë që provohet përmes prezantimit të veprës së disa autorëve në punime të ndryshme të studentëve bullgar.
Letërsia shqipe nuk përfaqësohet nga pak më emra, as në Rumani. Në rumanisht, vetëm përmes punës së themeluesve të revistës kulturore “Haemus”, Kopi Kyçyku dhe Ardian Christian Kyçyku, janë përkthyer dhe publikuar pjesë nga vepra letrare e mbi 100 shkrimtarëve shqiptarë.
Përve[ këtyre, në libër mund të gjejmë edhe shumë të dhëna interesante për njohjen e gjuhës dhe letërsisë shqipe përmës shtegëtimit të saj në Europë.
Për punën që është bërë në këtë libër, dua të falenderoj mentoren time Rusana Bejleri, fëmijët, bashkëshortin, prindërit dhe familjen, si dhe rreth 50 ekspertë të fushave të ndryshme dhe miq të gjuhës dhe letërsisë shqipe, që kontribuan në mënyrë të drejtpërdrejtë, apo tërthorazi për realizimin e studim