Këngëtarja shumë e dashur për publikun shqiptar, Eli Fara ka nisur pushimet verore së bashku me vajzën e saj Marinën. Kjo e fundit ka postuar në Instagram disa foto të tyret me bikini sensuale, ku nuk kanë munguar komentet për linjat e tyre trupore. Kryesisht kanë komplimentuar Eli Farën e cila këtë vit mbushi 54 vjeçe.
Eli duket shumë në formë, saqë të gjithë “në dilemë” se kush është e ëma dhe kush e bija? Disa “mendojnë se janë motra. Eli edhe këtë herë festoi krah vajzës dhe miqve, ndërkohë që statusi i saj vazhdon të jetë single. Madje, komentuesit kanë konstatuar herë pas here se sekreti i rinisë së saj.
Artistja u kthye pas në kohë duke bërë një rrëfim të rrallë të asaj çfarë ka përjetuar pas njohjes me bashkëshortin, debatet gjatë martesës dhe përfundimi i marrëdhënies së saj. Këngëtarja zbuloi se ishte njohur me ish-bashkëshortin kur ishte në shkollë të mesme dhe studionte për kanto.