Dy ditë më parë Ledri Vula surprizoi dy miqtë e tij, Dj Dagz dhe Dj PM, ku më pas takoi edhe banorët tjerë, derisa u tha se publiku po i ndjek jashtëzakonisht shumë dhe njerëzit janë afeksionuar me ta. Menjëherë pas spektaklit, Beatrix Ramosaj ka gjetur një letër në oborr e cila sipas ndjekësve ishte për Donaldin dhe Bora Zemanin.
Ishin të shumtë ata që thanë se letra në fjalë u fut nga xhaketa e Ledri Vulës. Por, i menjëhershëm ka qenë reagimi nga produksioni i Big Brother i cili e ka thirrur Beatrixën në dhomën e rrëfimit, e më pas ajo del e mërzitur nga aty.
Derisa në anën tjetër, teksa Donaldi dhe Antonela diskutojnë për këtë gjë, aktori Veshaj shprehet se i vjen keq për këtë gjë. Ndryshe, vetëm një javë më parë një fans i Borës erdhi pranë shtëpisë së Big Brother dhe i tha Donaldit se ka bërë gabim me Beatrixën si dhe e quajti maskara