Nga Msc. Enkelejda SEJDINI (BALLA) Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave
Veprimet luftarake të forcave partizane të Brigadës së XV-ë për çlirimin e qytetit të Elbasanit. Qyteti i Elbasanit, i vendosur në kërthizë të Shqipërisë, ku kryqëzohen rrugë, dhe me një histori mbi 2500 vjeçare, kishte kohë që ishte rrethuar nga forcat partizane, të cilat në kohë dhe vende të ndryshme, pandërprerë godisnin forcat gjermano-nacionaliste.
Sipas kronikës historike të luftës, në qytet dhe rrethina zhvilloheshin pandërprerë veprime luftarake, goditje dhe kundër goditje midis forcave partizane dhe atyre gjermane. Në buletinin nr.45 datë 5 nëntor 1944 “Propaganda e armikut”shkruhet: “……… një pjesë e mirë e nacionalistëve, janë dërmuar për vdekje”, gjermanët tashmë kanë mbetur vetëm pa aleatë.” . Në një situatë të tillë, një major gjerman propagandonte se në qytetin e Elbasanit “ nuk është mirë të sulmojmë ditën pasi dëmtohet popullsia civile” dhe ditën tjetër ai shprehej se “gjermanët do të largohen të nesërmen”. Por realiteti në Elbasan ishte ndryshe. Po atë ditë gjermanët, pa asnjë shkak vranë tre fshatarë nga fshati Godolesh duke punuar në arë.
Me urdhër të Shtabit të Përgjithshëm, forcat partizane të Brigadës IV sulmuese do të largohen nga Elbasani dhe forcat e Brigadës XV zenë pozicionet e saj luftarake si pjesë e Divizionit të I-rë Sulmues, të Korparmatës së I. Fronti luftarak shtrihej nga Qafë-Krraba-në Librazhd.
Sipas urdhërit luftarak të Shtabit të Përgjithshem Brigada e XV-të Sulmuese do të zinte pozicione luftarake në këto sektor: Batalioni i I: sektori luftarak, Qafë-Krrabë (Qafa e Kaçulitës), Batalioni iII, mbi Elbasan, në formë harku, Zaranikë– Përroi i Godoleshit),Batalioni i III, nga Xibraka-Labinot i Sipërm, krahu i djathtë i rrugës automobilistike, Batalioni i IV, në sektorin Murrash-Xibrakë. Objekti i sulmit të forcave të Brigadës së XV-të ishin jo vetëm forcat gjermane që lëviznin në rrugë, por dhe forcat gjermane të stacionuara në Mirakë, Xibrakë, Labinot, Mengël (Fabrika e alkolit) dhe brenda në qytet.
Më 19 tetor 1944 15 makina me ushtarë gjermanë, me tërë llojet e armëve dalin nga qyteti i Elbasanit dhe lëvizin në drejtim të Qafë-Krrabës. Forcat partizane të Batalionit të II-të i godasin në befasi, duke i shkaktuar dëme në forca dhe mjete. Gjermanët në qytet bënë përpjekje të mbështesin këto reparte, por u pritën me sulm, gjithëarmësh, nga forcat e batalionit II-të.
Ndërkohë kompania e artilerisë e Brigadës, godiste pa ndërprerë forcat gjermane tek Fabrika e Alkolit. Ditët kalonin dhe dara e hekurt e rrethimit partizan, forcave gjermane po u bënte jetën të vështirë, fundi i tyre po afrohej. Grupet nacionaliste, të çorientuara po mendonin se çduhej bërë. Mendohej largimi bashkë me gjermanët etj. Shtabi i Brigadës së XV-ë po përgatiste planin luftarak për fillimin e sulmit përfundimtarë për çlirimin e qytetit, plan i cili filloi të realizohej më 8 nëntor 1944.
Forcat gjermane, megjithëse të çorientuara, të sfilitura, që kishin humbur forcën goditëse, më 8 nëntor godasin me artileri pozicionet e batalionit të IV, në kodrat e Prapanikës dhe të Labinotit të epërm. Gjermanët e dinin mirë se rrugët për tërheqje ishin të bllokuara, të mbyllura, prandaj atahere- herë venë në funksion forcën goditëse të artilerisë. Më 9 nëntor, në Elbasan qenë përqëndruar afro 6500 forca të grupit “shtajner” dhe të divizionit 297, të korpusit 21.
Sipas planit luftarak, forcat e batalionit IV-të sulmojnë dhe marrin nën kontroll kazermat e Mirakës dhe Xibrakës. Gjermanët në këto luftime patën dëme në forca dhe mjete. Në mbrëmjen e 8 nëntorit forca të batalionit të II (me kompani të specializuar për luftime në qytet) godasin postëbllokun tëk varrezat duke i detyruar gjermanët të tërhiqen në qendër të qytetit.
Më 11 nëntor 1944 Komanda e Shtabit të Brigadës, lëshoi për shtabet e batalioneve urdhrin luftarak të Brigadës: “armiku, forcat gjermane filluan të tërhiqen, duke filluar nga sonte dhe nesër forcat partizane, sipas fronteve luftarake të afrohen pranë rrugës automobilistike dhe në periferi të qytetit, në pozicione luftarake” Batalioni i tretë të avancojë në afërsi të tyrbes sëShutrit dhe kompania e dytë të afrohet dhe të sulmojë kazermat e Menglit dhe kompania e tretë të sulmojë në drejtim të Kishës së Shën-Thanasit dhe kompania e IV-të e këtij batalioni të afrohet me sulm tek Përroi i Godoleshit.
Batalioni i parë të fillojë sulmin me drejtim: kompania e parë të përqëndrojë sulmin tek mulliri, tëspastrojëforcat gjermanë dhe si rezultat ajo përqëndrohet në lagjet periferike të qytetit (pusi që lahet vetë). Forcat e kompanisë të sulmojnë postëbllokun e Zaranikës dhe kompania e dytë të sulmojë me forca dhe mjete në drejtim të xhadesë, fshati Baltës.
Batalioni i tretë i përqëndruar në Krastë, sulmon në drejtim të shkollës profesionale ( pranë Shkollës Normale). Një kompani e batalionit të parë të presë rrugën e Zaranikës dhe të sulmojë shtëpinë e Shefqet Beut.
Shtabet e batalioneve kordinoheshindhe organizuan, krahas veprimeve luftarake, veprimet në prapavija. Ata organizuan lëvizjen e robërve drejt Godoleshit, ndërsa të plagosurit u transportuan nëspitalin e Shmilit. Shtabi i Brigadës ishte përqëndruar dhe kordinonte veprimet luftarake tek “mulliri” afër lagjes “pusi që lahet vetë”. Sulmet e Batalionit të IV dhe luftimet e ashpra bënë të mundur spastrimin e Labinotit nga forcat gjermane. Në orën 3:30 forcat partizane të Brigadës së XV, duke sulmuar në disa drejtime dhe pas orë të tëra luftimesh hyjnë në qytet. Luftime të ashpra u zhvilluan në Krastë, kazermat ushtarake në zonën afër spitalit, tek Shkolla Normale, tek ura e Zaranikës dhe në godinën ku ishte vendosur garnizioni gjerman. Kur partizanët e marrin këtë godinë , mbi tarracë vendosën mitrolozë që sulmonin në drejtime të studiuara. Gjermanët në prag të shkuljes nga Elbasani, hedhin në erë urën e Shkumbinit, dhe në rrugët kryesore të qytetit kishin vendosur mina, të cilat u ç’aktivizuan.
Qyteti i Elbasanit, mbrëmbjen e 11 të nëntorit ishte i lirë. Forcat e mbetura gjermane, mundën të çanin me luftime dhe tërhiqen nga Elbasani në drejtim të Durrësit dhe Tiranës. Lajmi i çlirimit të qytetit shkonte derë më derë dhe popullsia e trembur filloi të dalë nëpër rrugë. Festë e vërtetë. Mbrëmjen e 12 nëntorit, baza e teknikës së shtypit,nxorri traktin “Elbasani u çlirua”, ku midis të tjerave shkruhej: “ Për një kohë të gjatë qyteti i Elbasanit ndodhej i rrethuar prej forcave të Brigadës së XV, të cilat me luftime të ashpra disa ditore,futen në qytet. Liria erdhi. Tani po marrim frymë lirisht, ditë feste, dita e çlirimit të qytetit tonë”.
Lufta për çlirimin e Elbasanit është fundi i kalvarit të gjatë robërie e lufte (10 prill 1939 -11 nëntor 1944). Luftimet e ashpra midis forcave partizane dhe forcave gjermane që tërhiqeshin nga Greqia-Maqedonia në drejtim Elbasan-Tiranë-Shkodër, luftime që zgjasin nga 24 tetori kur gjermanët shkulen nga Korça deri më 11 nëntor kur ata shkulen nga Elbasani, të goditur rëndë. Është një periudhë 17 ditore kur forcat partizane të Brigadave II, IV, XX, dhe XV, godasin pareshtur, me mjete e forca,trupat gjermane në lëvizje, por dhe të stacionuara në rrethinat dhe në qytetin e Elbasanit. Gjatë luftimeve për çlirimin e Elbasanit, Brigada e XV,pati këtë bilanc pa llogaritur mjetet apo goditje të bashkëpunëtorëve të nazifashizmit.
Brigada humbi 23 partizanë midis tyre 2 shoqe, një zëvendës komandant batalioni dhe 2 komandant kompanie. Forcat gjermane në rrugëtimin Strugë – Elbasan dhe të përqëndruara (6500 trupa), lanë në luftime 168 të vrarë dhe 274 robër. Ashtu si për gjithë popullin shqiptar dhe për popullin e qaruk të Elbasanit, Lufta Antifashiste Nacionalçlirimtare kundër pushtuesëve italianë dhe gjermanëdhe, bashkëpunëtorëve të tyre ishte epopea më e madhe dhe më e lavdishmenë luftën e përgjakëshme, dhe më heroike qe ka bërë ai gjatë histories së tij. Populli i elbasaniti dha luftës 7 batalione territorjale dhe dy Brigada sulmuese, të II, dhe të XVII. Në luftë populli i qartut dhe qytetarët elbasanaspësuan humbje të rënda në njerëz dhe material. 300 bijë dhe bija të zgjedhur të këtij populli ranë në fushën e luftës. Vetëm Shkolla Normale, gjatë Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare dha mbi 70-ë dëshmorë. Sipas statistikave zyrtare, qarkut të Elbasanit ju shkatërrua pasuri e patundëshme me një vlerë 2.863.711 franga aridhe pasuri e luajtëshme me vlerë 2.602.549 franga ari. Në qarkun e Elbasanit u dogjen dhe u shkatërruan plotësisht 1263 shtëpi dhe 263 shtëri pjesërisht. Ushkatërruan 136 km linjë telefonike, 221 m ura kryesore. U dëmtuan dhe u grabitën 1827 kokë gjedhe dhe 25.087 kokë bagëti të imëta.
Në këtë përvjetor të çlirimit të qytetit të Elbasanit, elbasanasit ndjehen krenarë dhe ballë-lart para historisë.
Ngritja e strukturave të pushtetit të ri.
Strukturat e pushtetit të ri, futen në Elbasan.Forcat antifashiste, të udhëhequra nga PKSH, pas Konferencës së Pezës (16.09.1942) filluan gradualisht të ngrenë strukturat e pushtetit të ardhshëm. Megjithëse ato,strukturat pushtetore të konfirmuara jo në kushte legjislative, gjatë Luftës A.NÇ në të shumtën e kohës kryenin funksione të mobilizimit dhe organizimit të luftës, pa shumë propagandë në popull ato përgatiteshin për të qenë organe pushteti qeverisëse pas luftës. Menjëherë sapo Elbasani ishte i lirë, jo vetëm nga gjermanët por dhe nga strukturat e pushtetit të vjetër që lanë bosh tërë zyrat shtetërore, menjëherë hyri në qytet shtabi i Brigadës XV Sulmuese i cili u vendos dhe u akomodua në Hotel “Moderna”.Menjëherë hynë në qytetin e lirë, shokët e Komitetit Qarkor Krahinor të Partisë Komuniste për Elbasanin dhe anëtarë të kryesisë së Këshillit Antifashist Nacional Çlirimtar të Qarkut, të cilët deri në atë ditë kryenin veprimtari antifashiste N.A.Ç jashtë qytetit. Komiteti Qarkor i partisë për qarkun u vendos në shtëpinëe Shefqet Vërlacit.
Ndërsa Këshilli A.NÇ u vendos në godinën e ish-prefekturës, ndërsa kryesia e Këshillit ANÇ u vendos në godinën e përballë bashkisë, kryetari i së cilit ishte Thanas Konomi . Me hyrjen e kryesisë së Këshillit A.NÇ u organizua një miting i madh ku kryetari Musa Basha foli për rëndësinë e çlirimit të qytetit, gjakun, sakrificat e popullsisë Elbasanase si dhe shtroi detyrat emergjente që kërkonin zgjidhje.
Kapitullimi i Italisë Fashiste. Pushtimin ushtarak gjerman i Shqipërisë.
Kapitulli i Italisë fashiste,më 8 shtator 1943, por dhe më parëShtabi i lartë i komandës gjermane kishte vënë në lëvizje komandën e lartë ushtarake në Ballkan, që në kohë rekord të realizonte pushtimin ushtarak të Shqipërisë atë pjesë të Ballkanit që Hitleri e quante “prapavijë të sigurtë”.
Gjashtë orë pas transmetimit të lajmit mbi kapitullimin e Italisë, trupat gjermane në tre drejtime nga brendësia e Ballkanit ( ku ishin përqëndruar 310.000 forca), reparte të veçuara të këtyre forcave u futën në territorin shqiptar. Pa zbardhur mirë dita e 9 shtatorit, repartet ushtarake gjermane, divizioni i 297 lëviz në drejtimin Mitrovicë-Prishtinë-Kukës-Shkodër, divizioni i 100 mësym në aksin rrugor Ohër- Strugë-Elbasan-Durrës-Tiranë.
Divizioni i parë gjerman lëviz në aksin Follorinë-Korçë dhe Regjimenti 92 lëviz në aksin Pogon-Gjirokastër-Tepelenë-Vlorë. Për dy ditë u pushtua Korça, Elbasani, Tirana, Gjirokatra,Vlora, Lushnja, Durrësi, Kukësi, Shkodra. Në dokumentet shqiptare mbi luftën, apo të huaja nuk bëhet e ditur se cili ishte numri i forcave dhe mjeteve që marrin pjesë në këtë agresion. Por konstatohet se nga fundi i gushtit 1943, gjermanët kishin vendosur në Shqipëri 6000 forca. Që gjatë luftës, vetë shtabi gjerman në Shqipëri dhe më pas grupe të ndryshme politike shqiptare, e kanë paraqitur këtë agresion “jo ushtarak”, “jo pushtues” me synimin për të mashtruar popullin shqiptar që të heqin dorë nga lëvizja antifashiste. Në fletushka apo thirrje komanda gjermane deklaronte dhe propagandonte se “ nuk erdhëm në Shqipëri si “pushtues” por si miq për të ndihmuar popullin shqiptar për të hequr “ zgjedhën fashiste” të nderojmë lirinë e shqiptarëve, të nderojmë Shqipërinë e çliruar dhe indipendente. Jo vetëm kaq por kryekomandanti Besel bënte thirrje se: “Pavarësia e Shqipërisë do të jetë e sigurt, pasi garanci është Rajhu gjerman”.
Një demagogji e tillë fine dhe e sheqerosur, nuk shkoi kot por, ajo mpiu shtresa dhe grupime politike shqiptare, deri në atë masë sa të propagandonin në popull se “gjermanët janë miq” janë “ kalimtarë” se nuk kanë qëllime pushtuese ushtarake etj.
Pas kapitullimit të Italisë fashiste, komanda gjermane shumë shpejt e pushtoi Shqipërinë, pasi i ruhej zbarkimit të mundshëm Anglo-Amerikan në Shqipëri.
Lëvizja Antifashiste Nacionalçlirimtare, alternativë politike në luftë.
Lëvizja Antifashiste Nacional Çlirimtare si alternativë, forcë dhe program politik jo i vetëm në Shqipëri, në periudhën e Luftës së Dytë Botërore, ishte gjakosur dhe sfilitur në luftë kundër fashizmit Italian. Kishte ngritur struktura funksionale, të disiplinuara, reparte të organizuara luftarake dhe me të shkelur këmba e ushtarit gjerman në territorin shqiptar, Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Nacional Çlirimtare Vullnetare urdhëronte: “ Repartet partizane të kudondodhura dhe mbarë populli shqiptar tëgodasin për vdekje pushtuesit e rinj gjermanë” dhe urdhëri vazhdon: ashtu si nëBarmash e gjetkë të vazhdohet pa ndërprerë goditja e reparteve naziste, të cilat akoma nuk janë dislokuar plotësisht në Shqipëri”
Lëvizja Antifashiste Nacionalçlirimtare mundi t’i bënte ballë, që në muajt e parë të agresionit nazist, operacionit ushtarak gjerman (11 nëntor 1943-23 shkurt 1944) operacion i organizuar mbi platformën naziste Anti-Komintern, me synimin e qartë, shkatërrimin e Frontit Antifashist dhe të lëvizjes antifashiste në Shqipëri të udhëhequr nga komunistët.
Nga fundi i korrikut 1944 komanda e lartë gjermane kishte lëshuar urdhërin: “ për tërheqjen e shpejtë të trupave gjermane nga Ballkani pasi, pas hapjes së frontit të dytësi rezultat zbarkimit ushtarak anglo –amerikan në Normandi në qershor 1944, trupat gjermane ishin vënë mes dy zjarreve luftarake të ushtrive të mëdha të koalicionit antifashist”. Një nga drejtimet e lëvizjes së forcave gjermane ishte : Greqi-Maqedoni-Shqipëri (konkretisht vija tranzite Strugë-Elbasan-Tiranë). Lëvizja e trupave gjermane në këtë rrugëkalim, kontrollohej, mbrohej, ndërhyhej për riparime nga rreth 5000 ushtarë, të përforcuara nga mjete të blinduara, artileri dhe një grup xhenjerësh”.
Më 24 shtator Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë N.CL, me një qarkore drejtuar Korparmatës së Parë lidhur me tërheqjen e forcave gjermane, nga Greqia shkruhet : “ Forcat gjermane me rreth, afro 15 mijë apo 20 mijë trupa po tërhiqen nga Greqia”
Për të treguar se forcat e Ushtrisë N.Çl Vullnetare, në kushte të reja, kur Gjermania Naziste ishte në prag të greminës, ishin të vendosura të godasin ushtrinë gjermane që tërhiqej duke kundërsulmuar dhe duke u mbrojtur. Shtabi i Përgjithshëm, i shkruan telegram komandantit tëkuartjerit të përgjithshëm, të forcave anglo-amerikane të Mesdheut gjeneral Ëillson më 3 tetor 1944 se “ Forcat partizane në të gjitha rrugët e atdheut tonë, ku kalojnë trupa gjermane, kudo ku ka grumbullime nazistësh, atje sulmojnë partizanët. Ne kemivendosur që armikun barbar të mos e lemë të dalë gjallë këndej, por ta asgjesojmë apo të dorëzohet.
Më 24 tetor Shtabi I Përgjithshëm njoftoi se qyteti i Korçës u çlirua nga partizanët e Brigadës së II dhe të Brigadës së XX.
Komanda e Ushtrisë Nacional Çlirimtare, në këtë etapë të zhvillimit të veprimeve luftarake, në shkallë vendi, e kishte të qartë se si forcat gjermane po shteronin për derisa qyteti i Korçës ishte i lirë.
Ndërkohë, ajo, (Komanda e U.N.Çl Vullnetare) ngarkonte forcat partizane të Brigadës së II dhe të XX për të kontrolluar lëvizjen e forcave gjermane nga Struga-Qafë-Thanë, dhe Qukës-Librazhd, dhe në çdo situatë, kohë dhe vend, të godisnin me të gjitha forcat dhe mjetet.
Shtabi i Përgjithshëm i UNÇ i kishte informacionet, për numrin e forcave gjermane që do të lëviznin, në aksin rrugor Strugë-Elbasan-Tiranë-Shkodër. Rreth këtyre forcave gjermane në lëvizje, në sfondin politik e luftarak shqiptar, veçmas atë nacionalist, trumbetohej në popull e zona të ndryshme se “ gjermanët janë kalimtarë”, të mos goditen etj. Këto mendime politike nuk marrin në konsideratë faktin se trupat ushtarake gjermane kishin pushtuar Shqipërinë dhe kishin gjakosur popullin shqiptar që nga 9 shtatori i vitit 1943, kohë kur Italia fashiste kishte kapitulluar. Përpos këtij mendimipacifist,aleatët kërkonin me ngulm që forcat gjermane të kudondodhura të goditeshin, sulmoheshin deri në asgjësim”.