Rregullat e reja të lëvizjes, që janë njoftuar nga kryeminstri Rama janë bërë objekt diskutimi në rrjet. Bashkë me qytetarët, në lidhje me fundjavën pa makina dhe të tjera masa, kanë reaguar edhe personazhe të njohur. I fundit është aktori i njohur Florjan Binaj, i cili ka dhënë një mesazh në Instagram-in e tij.
Pavarësisht se luan rolin e kryeministrit në skenë, Florjani nuk është gjithmonë dakord me vendimet e tij si politikan. Kjo u pa edhe në rastin e shembjes së godinës së Teatrit. Këtë herë, aktori shkruan në rrjetin social se nuk pranon t’i bindet urdhërave të një njeriu që i shkel të drejtat e i mohon lirinë.
Po ashtu ai jep edhe mesazhin se ai vetë dhe qytetarët e Shqipërisë nuk janë dele. Florjani vazhdon të mbetet një prej pak artistëve të vendit tonë që reagon herë pas herë për çdo problematikë apo kauzë që na përket të gjithëve. Për këtë meriton vetëm përgëzime!