Një 36-vjeçare ka rrahur burrin e saj me shkelma dhe grushte në Pire të Greqisë.
Ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme, ku gruaja vendosi t’i shkonte në ambientet e punës ku punonte burr i saj 41-vjeçar, ku i ka bërtitur, e më pas ka ushtruar dhunë fizike ndaj tij.
“Tërbimit” të gruas nuk i shpëtoi as kolegu i burrit të saj, të cilin e rrahu pasi hyri të ndante çiftin.
Dëshmitarët kanë treguar për protothema.gr se gruaja e ofendoi burrin dhe e goditi me grushte në kokë, e shuplaka në fytyre.
Oficerët që ishin të pranishëm thirrën Policinë, por ajo u zhduk.
Dy të lënduarit u dërguan në Repartin e Kaminias, ku po marrin mjekim.
Top Channel
Nje koment
Pingback: 1bracken