Dhjetë të prekur me Covid – 19 në Elbasan.

Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë regjistruar 28 raste të reja me koronavirus nga 149 teste (2396 në total) që janë bërë, duke e çuar në total numrin e të infektuarve në 361. Mes 28 personave që kanë rezultuar të prekur me COVID-19 është edhe një fëmijë. Krahasuar me ditën e djeshme, ku ishin 29, sot është regjistruar një i infektuar më pak.

Një lajm i mirë përsa i përket të shëruarve, pasi numri është rritur me 5 në 24 orët e fundit duke e dërguar në 104 në total. Aktualisht në dy spitalet COVID ndodhen 71 pacientë, prej të cilëve 64 te infektivi nga të cilët 5 në terapi intensive dhe një i intubuar, ndërsa të tjerët e Sanatoriumi.  Ndërkohë që numri i viktimave arriti në 20 me 3 rastet që u shënuan në 24 orët e fundit. Dje ndërruan jetë dy persona në Tiranë dhe një në Shkodër duke rënduar akoma më shumë bilancin.

Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në Tiranë, Durrës, Elbasan dhe Shkodër

Tashmë në Elbasan numri total i të prekurve ka shkuar në 10

– Tiranë         174 raste

– Durrës          36 raste

– Lushnje        5 raste

– Elbasan        10 raste

– Fier               25 raste

– Kavajë          8 raste

– Rrogozhinë 4 raste

– Korçë            16 raste

– Vlorë              5 raste

– Shkodër        38 raste

– Lezhë            14 raste

– Berat             1 rast

– Has                9 raste

– Krujë              5 raste

-Tropojë           4 raste

– Pukë              4 raste

– Mirditë           3 raste